Kështu duket ePrezenca nga brenda

Pamje reale nga platforma: nga paneli i administratorit deri te telefoni i punonjësit. Klikoni çdo foto për ta parë të madhe.

Fotot janë nga një firmë demo. Emrat, pagat dhe të dhënat janë të shpikura.

Paneli kryesor

Pamja që sheh administratori sapo hyn: sa regjistrime ka sot, detyrat në pritje dhe punët e përfunduara.

Prezenca e sotme nga pajisjet

Kush ka hyrë, kur ka dalë në pauzë dhe kur është kthyer, drejtpërdrejt nga pajisja në hyrje.

Historiku mujor i punonjësit

Çdo hyrje, pauzë dhe dalje për muajin, me orët totale, pauzat dhe orët ekstra.

Lista e punonjësve

Pozita, departamenti, paga dhe lidhja me pajisjen për secilin punonjës.

Profili i punonjësit

Paga, vlera për orë, detyrat e caktuara dhe historiku i ndryshimeve të pagës.

Kontratat e punës

Kontratat për çdo vit, me statusin dhe periudhën, gati për t'u printuar.

Kërkesat për pushim

Pushimet vjetore dhe mjekësore që punonjësit i kërkojnë online, me aprovim ose refuzim me një klik.

Pagat mujore

Lista e pagave për të gjithë punonjësit: orët normale, orët ekstra, shpërblimet, ndëshkimet dhe paga finale.

Raporti individual i pagës

Llogaritja e pagës për një punonjës, hap pas hapi, me mundësi shtimi të shpërblimit ose ndëshkimit.

Pajisjet me njohje fytyre

Statusi i pajisjeve në hyrje, sa punonjës janë të lidhur dhe sa skanime janë bërë sot.

Projekti dhe ekipi

Detyrat e një projekti, kush punon në to dhe në çfarë faze janë.

Detyrat e ekipeve

Detyrat në pritje, në punë dhe të vonuara, me raporte ditore nga terreni.

Në telefonin e punonjësit

Pa instalim nga dyqani i aplikacioneve. Punonjësi hap faqen në telefon, hyn me llogarinë e vet dhe regjistron ditën e punës.

Hyrje dhe dalje me një prekje

Punonjësi regjistron hyrjen, pauzën, daljen dhe punën ekstra nga telefoni.

Paneli i punonjësit

Sa ditë ka punuar këtë muaj dhe sa orë ka sot, e numëruar drejtpërdrejt.

Pushimet e mia

Punonjësi sheh kërkesat e veta për pushim dhe statusin e tyre.

Doni ta shihni me të dhënat e firmës suaj?

Ju tregojmë platformën live dhe e përshtatim me oraret dhe rregullat tuaja.

Kërko demo falas